Kundrinori i drejte dhe i zhdrejte

Kundrinori i drejte eshte nje emer, grup emeror ose peremer ne rasen kallezore, qe ndertohet gjithmone pa parafjale. Ne fjali kundrinori gjindet me pyetjen ke , ose ç’fare .
“Binjte e arberit sollen lirine” (ke ? lirine)
Mund te shoqerohet nga nje trajte e shkurter e peremrit vetor, edhe ajo ne rasen kallezore. “E fituan me zemer!”
Kundrinori i drejte prane ne folje vetoreeshte shume i domosdoshem, qe folja dhe fjalia te kene kuptim te plote. Kundrinori i drejte tregon objektin, personin, ose sendin mbi te cilin bie veprimi i shprehur nga folja.

Kundrinori i zhdrejte, pa parafjale ose me parafjale.

Kundrinori i drejte pa parafjale eshte nje emer ose nje grup emeror ose peremer ne rasen dhanore qe ndertohet gjithnje pa parafjale. Ai shoqerohet gjithnje nga nje trajte e shkurter e peremrit vetor ne rasen dhanore. “Skenderbeu u hodhi nje veshtrim ushtareve”
Kundrinori i zhdrejte me parafjale eshte nje emer , grup emeror ose peremer ne nje nga rasat : kallezore, ose rrjedhore qe paraprihet gjithnje nga nje parafjale.
“Ju e fituat kete lufte me zemran tuaj”

Dialektet e gjuhës shqipe

Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithëshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).

Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik, nga të cilët më kryesorët janë: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (vatër ~ votër); Ã?¢-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar (nÃ?¢në ~ nënë).

Dialekti i jugut ka dukurinë e retacizmit (kthimin e n-së ndërzanore në r (ranë ~ rërë), që në gegërisht mungon; në toskërisht, grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, etj. Ruhen të plota, kurse në gegërisht, janë asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ vënë).

Në sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formën e paskajores së tipit me punue, kurse toskërishtja në vend të saj, përdor lidhoren të punoj. Forma e pjesores në toskërisht, del me mbaresë, kurse në gegërisht, pa mbaresë (kapur ~ kapë), etj. Dialekti I jugut ka format e së ardhmes: do të punoj dhe kam për të punuar , ndërsa dialekti I veriut përveç formave të mësipërme ka formën kam me punue.

Ndajfolja

Ndajfolje quhen fjalët e pandryshueshme që plotësojnë para së gjithash foljen, duke treguar mënyrë, vend, kohë, shak, qëllim, sasi:
Blendi shkruan bukur, qartë dhe saktë.

Ndajfoljet mund të plotësojnë edhe një mbiemër ose ndajfolje tjetër:
Detyra ishte tepër e vështirë.
Ata u ngritën shumë herët atë ditë.

Por nga kuptimi ndajfoljet janë gjashtë llojesh:
mënyre, vendi, kohe, shkaku, qëllimi, sasie.

NDAJFOLJET E MËNYRËS
Ndajfoljet e mënyrës luajnë rolin e grupeve parafjalore rrethanor mënyre:
Vjollca e Dritani silleshin natyrshëm (=në mënyrë të natyrshme) me të gjithë.

Ndajfoljet kryesore të mënyrës janë:
- mirë, keq, bukur, pastër, qartë, shkurt, thjesht, që tregojnë cilësinë e veprimit. Të tilla janë edhe ndajfoljet gëzueshëm, natyrshëm, furishëm, etj.;
Vjollca flet bukur frëngjisht.

- menjëherë, pak nga pak, vazhdimisht, shpesh, papritur, etj. Që tregojnë ecurinë e veprimit:
Dritani u ngrit papritur.

- cekët, gjerë, gjtë, thellë, ulët që tregojnë përmasa:
Toka duhet punuar thellë.

- bujarisht, trimërisht, artistikisht, besnikërisht, teorikisht, që kanë kuptimin e togut në mënyrë + mbiemër: bujarisht (në mënyrë bujare), po edhe shqip, frëngjisht, anglisht:
Në Shqipëri më pritën dhe më përcollën bujarisht (në mënyrë bujare).

NDAJFOLJET E VENDIT
Ndajfoljet e vendit luajnë rolin e grupeve parafjalorë plotës vendi.

Ndajfoljet kryesore të vendit janë:
- afër, larg, pranë, rreth, djathtas, majtas, aty, atje, diku, gjëkund, gjithkund, anembanë, gjithandej, kudo, ngado, asgjëkund, kurrkund, etj, që tregojnë vendin ku kryhet veprimi:
Makina u kthye djathtas (në anën e djathtë).

- ku, nga:
Ku po shkon ?
Nga je edhe pse ke ardhur ?
Në të vërtetë ku dhe nga janë ndajfolje pyetëse, po merren edhe si ndajfolje vendi:

NDAJFOLJET E KOHËS
Ndajfoljet e kohës luajnë rolin e grupeve parafjalore rrethanor kohe.

Ndajfoljet kryesore të kohës janë :
- dje, pardje, nesër, pasnesër, paradite, pasdite, sot, sonte, tani, vjet, që tregojnë kohën e saktë të kryerjes së veprimit:
Erdha sot (=ditën e sotme) nga Tirana dhe do të nisem nesër (ditën e nesërme).

- njëherë, një herë e një kohë, gjithmonë, kurdo, së shpejti, së lashti, që tregojnë një kohë të papërcaktuar:
Së shpejti do të organizohet në Tiranë një konferencë për gjuhën shqipe.

NDAJFOLJET E SHKAKUT
Ndajfoljet e shkakut luajnë rolin e një grupi parafjalor rrethanor shkaku.
Ndajfoljet e shkakut janë: përse, pse të cilat përdoren për të pyetur për shkakun e kryerjes së një veprimi:
Pse (për çfarë arsyeje) nuk punon edhe ti si të tjerët?
Përse (për çfarë qëllimi) më kërkon?
Këtu mund të fshihen edhe fjalët prandaj, andaj, (=për këtë shkak, për këtë arsye, për këtë qëllim) të cilat funksionojnë edhe si lidhëza.

NDAJFOLJET E SASISË
Ndajfoljet e sasisë luajnë rolin e grupeve emërore rrethanor sasie.
Ndajfoljet kryesore të sasisë janë:
- shumë, pak, tepër, fort, së tepërmi, për së tepërmi, njëherë, dyherë, etj, që tregojnë në ç`masë realizohet veprimi:
E njoh mirë Butrintin, se e kam vizituar tri herë.
Gjeta një libër shumë të vjetër, të ruajtur shumë mirë.

- fort, tepër, së tepërmi, njëfish, dyfish, trefish, aq, kaq, mjaft, pak, etj. që shprehin intensitetin ose shkallën e një veprimi a të një cilësie.
Dëgjomë, mua plakun, se di më tepër se ti.

SHKALLËT E NDAJFOLJEVE
Ndajfoljet përdoren në shkallën pohore, krahasore dhe sipërore, kryesisht ndajfoljet e mënyrës: mirë, bukur, qartë, si edhe disa ndajfolje vendi e kohe: lart, poshtë, afër, larg, vonë, herët, etj.
Shkalla krahasore dhe shkalla sipërore e ndajfoljeve formohen me po ato fjalë me të cilat formohen shkalla krahasore e shkalla sipërore e mbiemrave.

- Shkalla pohore
Miri ecën shpejt

- Shkalla Krahasore
e barazisë : Mirri ecën aq shpejt sa Genti.
e sipërisë : Miri ecën më shpejt se Genti.
e ultësisë : Miri ecën jo aq shpejt sa Genti.

- Shkalla sipërore
Miri ecën shumë shpejt.

Gishteza

Na ishte nje here nje grua qe deshironte shume te kishte nje femije te vogel, por, meqe nuk dinte se si ta plotesonte kete deshire, shkoi tek nje magjistare plake dhe i tha:

-Desha te kisha nje femij te vogel; me thuaj c’duhet te bej per kete gje?

-Nuk eshte pune e veshtire, – iu pergjigj magjistarja. -Na nje kokerr elb, qe eshte i nje lloi tjeter nga ai qe rritet ne arat e fshatareve dhe qe e hane pulat. Vere ate ne poçen me lule dhe do te shohesh.

-Faleminderit! – i tha gruaja, dhe i dha magjistares dymbedhjet groshe. Pastaj u kthye ne shtepi te saj dhe e mbolli kokrren e elbit.
Pas pak, ajo pa te dilte prej dheut nje lule e madhe dhe e bukur, qe i perngjante nje tulipani ende te pacelur mire.

-Sa lule e bukur! – tha gruaja duke puthur fletet e kuqe e te verdha, dhe po ne kete cast lulja u cel me nje zhurem te madhe. Tani dukej qe ishte nje tulipan i vertet, por brenda, ne sfondin e gjelber, ishte ulur nje vajze shume e vogel, e holle dhe e hijshme, e gjate sa nje gisht. Keshtu e quajten GISHTEZE.

I dhane per djep nje guaske arre te lustruar mire, per shtrat nje flete manushaqeje per mbulese nje flet trendafili. Aty flinte naten; diten luante mbi tryeze, ku gruaja vinte nje pjate plot me uje, te rrethuar me nje kurore lulesh. Ne kete pjate notonte nje flete e madhe tulipani mbi te cilen Gishteza mund te ulej dhe te lundronte nga njera buze e pjates ne tjetren, me ndihmen e dy qimeve kali te bardha qe i sherbenin ne vend te lopatave.
Ta kishte enda ta shihje; pastaj ajo dinte te kendonte me nje ze aq te embel dhe melodioz, s’a s’ishte degjuar kurre ndonjehere.

Nje nate, kur ajo po flinte, hyri ne dhome permes nje xhami te thyer nje zhabe shume e shemtuar. Kjo kafshe e llahtarshme, e madhe pa mase dhe e qullet, kerceu mbi tryezen ku flinte Gishteza, e mbyllur ne nje flete te kuqe trendafili.

- Ç’nuse e bukur per djalin tim! – tha zhaba.
Mori guasken e arres dhe duke dale po nga xhami i thyer, e nxori vogelushen ne kopsht.

Atje rridhte nje she i gjere, qe nga njera ane puqej me nje mocal. Ne kete mocal jetonte zhaba me te birin. Buu! Uff! Ky ishte i piste dhe i shemtuar, i perngjante krejt te emes.

- Kuak kuak! brikkeek – ek – bertiti kur e pa vajzen e vogel shume te bukur ne guasken e arres.

- Shsht! Mos fol me ze kaq te larte! Do ta zgjosh, – i tha zhaba plake. – Pastaj edhe mund te na shpetoj, sepse eshte e lehte si penda e mjelmes. Do ta veme ne nje flet te gjere rrodheje ne mes te sheut. Aty do te jete si nje ishull dhe nuk mund te na ike. Nderkaq ne do te pergatitim, ne fund te mocalit, dhomen e madhe qe ju te dy do ota keni per banese.

Kishte aty nje sasi te madhe flete rrodhesh qe rriteshin ne uje me fletet e tyre te gjera e te gjelbera, te cilat dukeshin sikur lundronin ne siperfaqe. Rastisi qe me e madhja prej tyre te gjendej me larg, por zhaba plake notoi dhe vuri aty guasken e arres me Gishtezen qe po flinte ende.

Kur vogelushja u zgjua nga gjumi te nesermen ne mengjes dhe pa se ku ndodhej, zuri te qante me hidherim, sepse nga te gjitha anet e rrethonte uji dhe nuk mund te kthehej dot ne toke.

Zhaba plake, pasi e zbukuroi dhomen ne fund te mocalit me kallama dhe lule te vogla te verdha, notoi bashke me te birin drejt fletes se vogel ku gjendej Gishteza, per te marre shtratin e vogel dhe te bute dhe per ta shpen ne dhome. U perkul thelle ne uje perpara saj dhe i tha:

- Te paraqes tim bir, burrin tend te ardhshem.
Po ju pergatis nje banese shume te bukur ne fund te mocalit.

- Kuak! Kuak! Brekke-ke-keks! shtoi i biri.
Pastaj ata moren shtratin e vogel e te bukur dhe u larguan, kurse Gishteza rrinte e vetme mbi fleten e gjelber dhe qante, sepse nuk donte te jetonte me zhaben e llahtarshme dhe te martohej me te birin e shemtuar.

Peshqit e vegjel qe notonin aty prane ne uje, degjuan c’po thoshte zhaba, dhe kjo i beri kureshtare te shohin vajzen e vogel. Qe ne veshtrimin e pare ajo iu duk atyre aq e mire, sa menduan qe do te ishte shume fatkeqe po te shkonte me zhaben e shemtuar. Kjo nuk duhet te ndodhte kurre! U mblodhen rreth kercellit qe mbante fleten, e keputen me dhembe dhe atehere fleta e shpuri vogelushen aq large ne lume, sa zhabat nuk munden ta arrinin.

Gishteza kaloi para shume vendeve dhe zogjte e shkurrave kendonin kur e shihnin. “Sa vogelushe e bukur!” Me fleten qe lundronte gjithmone large e me large, vajza filloi te bente nje udhetim neper bote.

Rruges, nje flutur e bardhe, e bukur, zuri te fluturonte rrotull fletes dhe me ne fund u vendos mbi te, sepse ashtu ne fluturim nuk mund ta sodiste aq mire vajzen e vogel.

Gishteza, shume e kenaqur qe shpetoi nga zhaba e shemtuar, gezohej kur shihte gjithe ato bukuri te natyres dhe pamjen e ujit, qe nga dielli ndriconte porsi flori. Mori, rripin e saj dhe, pasi e lidhi njerin cep te flutura dhe tjetrin te fleta, shkoi perpara akoma me shpejt.

Befas kaloi nje brumbull i madh qe, kur e pa vajzen, e mbeshtolli trupin e saj te holle me kembet e tij dhe bashke me te fluturoi ne nje peme. Kurse fleta e gjelber vazhdoi te zbriste lumin bashke me fluturen qe s’mund te shkeputej me.

Oh, ç’tmerr! Sa u frikesua e shkreta Gishtez kur brumbulli e shpuri ne peme! E megjithekete, ajo i qante hallin flutures se bukur, te bardhe, qe e kishte lidhur te fleta dhe qe do te ngordhte nga uria, po te mos shkeputej dot prej saj. Por brumbulli as qe behej merak per kete; e uli ne fleten me te madhe te pemes, e gostiti me nektarin e luleve dhe megjitheqe ajo nuk i perngjante aspak nje brumbulli, ai i beri nje mije lavdata per bukurine e saj.

Pas pak erdhen t’i benin vizite te gjithe brumbujt e tjere qe banonin po ne ate peme. Zonjushat brumbuj, kur e pane, luajten brirthet dhe thane:

- Ç’gje e shemtuar! Ka vetem dy kembe.
- Dhe pa brithe, – shtoi njera prej tyre, – eshte e dobet, e shperdredhur, uf! i perngjet njeriut. Sa e shemtuar qe eshte!

Gishteza ishte shume e bukur, por brumbulli qe e kishte rrembyer, megjitheqe e pati cmuar te bukur, kur degjoi te tjeret ta shanin, filloi te besonte se ishte e shemtuar e se s’kishte nevoje per te. E zbriten nga pema dhe e vune mbi nje luleshqerre, duke ia kthyer keshtu lirine.

Vogelushja zuri te qante e te qante, ngaqe brumbujt e kishin perzen per shkak te shemtise se saj; por ne te vertet ajo ishte aq e bukur, sa t’i rrembeje koken.

Keshtu Gishteza e kaloi veren krejt vetem ne pyllin e madh. Thuri nje shtrat prej bari qe e vari poshte nje flete rrodheje per t’u mbrojtur nga shiu. Ushqehej me lengun e embel te luleve dhe pinte vesen qe binte ne mengjes mbi fletet.

Kaluan keshtu vera dhe vjeshta; dhe ja, erdhi dimri, dimri i gjate dhe i ashper. Te gjithe zogjte qe e kishin zbavitur me kenget e tyre, u larguan, pemet u zhveshen, lulet u vyshken dhe fleta e madhe e rrodhes, nen te cilen ajo qendronte, u perdroth dhe mbeti vetem nje kercell i thate dhe i verdhe.

Vogelushja e gjore, sa me shume qe i griseshin rrobat, aq me teper vuante nga te ftohtet. Shpejt zuri debora dhe cdo flok qe binte mbi te i dukej asaj sic do te na dukej ne nje lopate e tere me debore. Megjitheqe ishte mbeshtjell me nje flete te thate, ajo nuk arrinte dot te ngrohej; do te vdiste nga te ftohtet.

Prane pyllit ndodhej je are e madhe me grure, por qe tani ishte korrur e ne te nuk shihje vecse kashta mbi token e ngrire. Vogelushes se gjore iu duk sikur kishte per te kapercyer nje pyll te mbjelle rishtas. Duke u dredhur nga te ftohtet, ajo mberriti ne banesen e nje miu te arave. Ketu hyhej permes nje vrime te vogel, nen kashte. Miu ishte vendosur mire, kishte nje dhome plot me drithe, nje kuzhine te bukur dhe nje dhome per te bgren. Gishteza u paraqit te porta si lypese dhe kerkoi nje kokerr elb, sepse nuk kishte ngrene fare qysh prej dy ditesh.

- Vogelushe e gjore! – iu pergjigj miu plak i arave, qe ishte zemermire.
- Hajde te hash me mua ne dhomen time; atje eshte ngrohte.

Pastaj Gishteza i hyri ne zemer dhe ai shtoi:

- Te lejoj ta kalosh dimrin ketu; por me kusht qe ta mbash te paster dhomen dhe te me kallzosh perralla te bukura; i kam shume qejf perrallat.

Vajza e vogel pranoi dhe s’pati pse te ankohej.

- Do te kemi nje vizite, – i tha nje dite miu plak, fqinji im ka zakon te vij te me shohe nje here ne jave. Eshte shume me mire nga gjendaj se une; ka sallone te medha dhe mban nje qyrk kadifeje te zeze. Po deshi te te marre per grua, ti do te jesh shume e lumtur. Vecse ai nuk sheh fare. Kallzoi atij perrallat me te bukura qe di ti.

Gishteza nuk u dha rendesi ketyre fjaleve…

Ajo s’kishte nder mend te martohej me fqinjin, ky nuk ishte gje tjeter vecse nje urith. I mbuluar me qyrkun e tij prej kadifeje te zeze, ai nuk vonoi dhe u beri vizite. Sipas miut te arave, ai ishte shume i pasur dhe i mencur dhe kishte nje banese njezet here me te madhe se ajo e tij. Ishte shume i arsimuar, por nuk mund te duronte dot driten e diellit dhe lulet e bukura; ai fliste shume keq per to duke mos i pare kurr ndonjehere.

Gishteza kendoi njeheresh dy kenge: “O brumbull fluturo e fluturo”! dhe “Moj unaza me trendafila”. Urithi, i magjepsur nga zeri i saj i bukur, ra ne dashuri dhe lindi menjehre deshira te martohej me te, por nuk tha asnje fjale, sepse mendohej mire perpara se te fliste.

Per te kenaqur fqinjet e tij, urithi u dha leje te shetisnin sipas qejfit ne nje rruge te madhe te nendheshme qe e kishte celur ndermjet te dy banesave, por iu lut qe te mos trembeshin nga nje zog i ngordhur qe gjendej andej nga do te kalonin dhe qe e kishin varrosur ne fillim te dimrit.

Ishte hera e pare qe fqinjet e tij perfitonin nga kjo dashamiresi. Urithi i udhehoqi ne kete korridor te gjate e te erret, duke mbajtur nder dhembe nje cope dru te vjeter me fosfor, per t’u ndricuar rrugen. Kur mberriten te vendi ku dergjej zogu i ngordhur, urithi hoqi me fecken e tij te gjere nje cope tavani dhe beri keshtu nje vrime nga ku hyri drita. Ne mes te korridorit shtrihej pertok trupi i nje dallandysheje, pa dyshim te ngordhur nga te ftohtit, qe i kishte krahet te ngritur pas trupit, koken dhe kembet te fshehura nen pendet. Kjo pamje e hidheroi Gishtezen, ajo i donte shume zogjte e vegjel qe gjithe veren e kishin gezuar me kengen e tyre. Por urithi e shtyu dallendyshen me ato kembet e tij shkurtabiqe dhe tha:

- Nuk do te ciceroj me! Ç’fatkeqesi te lindesh zog! Shyqyr qe asnje nga femijet e mi nuk do te kete nje fat kaq te keq. Nje krijes e tille s’ka asnje pasuri vec cicerimen e saj: Çivit! Çivit dhe dimrit vdes nga uria.

-Ju flisni tere mend! – u pergjigj miu plak. -Çivit! nuk sjell asgje; kaq mjafton per t’u mbytur ne mjerim, megjithekete ka prej tyre qe mbahen me te madh se dine te kendojne.

Gishteza nuk tha asgje, po kur dy te tjeret i kthyen shpinen zogut, ajo u perkul mbi te dhe e puthi ne syte e tij te mbyllur.

“Ndoshta eshte po ai zog qe kendonte aq embel per mua kete vere”, -mendoj ajo.

Urithi, pasi e zuri vrimen, i shoqeroi miqte ne shtepine e tyre. Meqenese nuk flinte dot, Gishteza u ngrit dhe thuri nje qilim te bukur prej kashte, te cilin e solli ne rrugen e nendheshme dhe e hodhi mbi zogun e ngordhur. Pastaj i vuri perrreth ca pambuk qe e kishte gjetur te miu, sikur kishte frike se mos lageshtia e dheut te ftohte i bente keq trupit te pashpirt.

“Lamtumire! zog i bukur! – tha ajo.
-Lamtumire! Faleminderit per kengen e bukur qe me kenaqte aq shume gjate stines se kendshme te veres kur une soditja me adhurim blerimin dhe ngrohesha ne diell”.

Ne keto fjale e siper mbeshteti koken ne gjoksin e dallendyshes, por menjehere u ngrit e frikesuar; ajo kishte degjuar nje trokitje te lehte; vinte nga zemra e zogut qe s’kishte vdekur, por vetem kishte ngrire. Te ngrohtet ia kishte kthyer jeten.

Ne vjeshte dallendyshet shkojne ne vendet e ngrohta dhe ne qofte se ndonjera prej tyre vonohet rruges, te ftohtet e rrezon menjehere ne toke si te vdekur dhe debora e ftohte shtrohet mbi te.

Gishteza akoma dridhej nga frika; ne krahasim me te, qe nuk kishte nga trupi me e gjate se nje gisht, dallendyshja dukej si nje gjigand. Megjithkete, ajo mori kuraje, e shtrengoi mire pambukun rreth zogut te gjore, shkoi te kerkonte nje flete mendre qe i sherbente si mbulese, e mori dhe ia vuri ne koke.

Naten tjeter, kur shkoi perseri prane te semures, e gjeti te gjalle, por aq te dobet, sa mezi hapi pak syte qe te shikonte vajzen e vogel, e cila ne vend te drites mbante ne dore nje cope dru te vjeter te ndritshem.

-Te faleminderit, vogelushe e bukur! – i tha zogu i semure, – ti me ngrohe mjaft. Pas pak do ta marr perseri veten dhe do te fluturoj ne ajer, ne rrezet e diellit.

- Sa keq! – u pergjigj Gishteza. – jasht ben ftohte, bie debore, ka ngrica; rri ne shtratin e ngrohte. Do te kujdesem une per ty.

Pastaj i solli uje ne nje flet luleje. Zogu piu dhe i tregoi se si i qe shqyer njeri krah ne nje ferre dhe nuk kishte mundur t’i ndiqte zogjte e tjere ne vendet e ngrohta. Me ne fund kishte rene ne toke dhe nga ky cast nuk i kujtohej fare se ç’i kishte ndodhur.

Gjate gjithe dimrit, fshehurazi nga miu dhe urithi, Gishteza e mjekoi dallendyshen me dhembshuri me te madhe. Kur erdhi pranvera dhe dielli nisi te ngrohte perseri token, zogu i la lamtumiren vajzes se vogel qe e hapi perseri vrimen e bere dikur nga urithi. Dallendyshja iu lut mirebereses se sa qe t’i hipte ne kurriz dhe ta shoqeronte ne pyllin e gjelber.
Por Gishteza e dinte se largimi i saj do t’i shkaktonte hidherim miut plak te arave.

-Jo, – i tha ajo, -nuk mundem.
-Lamtumire, pra, lamtumire, vogelushe e bukur!
e pershendeti dallendyshja duke fluturuar jashte ne rrezet e diellit. Gishteza e veshtroi tek ikte, me lot nder sy, e donte dallendyshen e gjore!-Çivit! Çivit! beri zogu edhe nje here dhe u largua.

Gishteza u hidherua me shume, qe nuk lejohej asnjehere te dilte dhe te ngrohej ne diell. Gruri kishte mbire mbi shtepine e miut te arave, duke krijuar per vogelushen e gjore, qe ishte sa nje gisht, nje pyll te vertete.

-Kete vere do te punosh per pajen tende, – i tha miu, se urithi i merzitshem me pelice te zeze e kishte kerkuar Gishtezen per grua. -Per t’u martuar me urithin, duhet te kesh rroba dhe nderresa sic te ka hije.

Vogelushja u detyrua te merrte furken dhe miu i arave mori gjithashtu me meditje kater merimanga qe tirrnin pa pushim. Çdo mbremje urithi u bente vizite dhe nuk pushonte se foluri se si, kur mbaronte vera dielli ishte aq i nxehte, kurse tani ai e digjte token aq shume, sa behej e forte gur. Keshtu pra, martesa e tij me Gishtezen do te behej vetem ne mbarim te veres. Por Gishteza nuk qe aspak e kenaqur, sepse urithi ishte per te tmerresisht i merzitshem. Çdo dite, ne lindje dhe perendim te diellit, ajo shkonte te porta, ku nepermjet kallinjve qe i lekundte era, veshtronte kaltersin e qiellit, adhuronte bukurine e natyres dhe duke menduar per dallendyshen e dashur; por dallendyshja ishte larg dhe nuk do te kthehej ndoshta kurr.

Erdhi vjeshta dhe Gishteza e kishte mbaruar pajen e saj.

-Per kater jave kemi dasem! – e njoftoi miu.

Vajza e shkret qau me lot, ajo nuk donte te martohej me urithin e merzitshem.

-Ç’budallallek! – tha miu. -Mos u bej kokeforte, ndryshe te kafshova me dhembin tim te bardhe. Ti duhet ta ndjesh veten shume te lumtur qe martohesh me nje burr aq te bukur, i cili mban nje qyrk kadifeje te zeze, qe s’e ka as mbreteresha vete. Ti duhet te jesh mirenjohese qe do te gjesh nje kuzhine dhe nje qilar te mbushur plot.

Urithi u paraqit per te marre Gishtezen nen toke, ku ajo nuk do ta shihte kurr diellin qe shkelqen, sepse i shoqi nuk do ta duronte dot kete gje. Oh sa u hidherua ajo! Te pakten ketu, te miu i arave, asaj i qe lejuar te dilte deri te porta e ta shihte diellin e ndritshem.

-Lamtumire, o diell i bukur! – tha ajo e pikelluar duke ngritur duart ne qiell.

-Lamtumire pra, meqenese tani e tutje jam denuar te rroj ne keto vende te merzitshme, ku rrezet e tua nuk i gezon njeri.

Pastaj beri disa hapa jasht shtepise, se grurin e kishin korrur dhe kishte mbetur vetem kashta.

-Lamtumire, lamtumire! – tha ajo duke perqafuar nje lule te vogel te kuqe. -Po e pe ndonje here dallendyshen, pershendete nga ana ime.
Ne kete kohe ajo degjoi:

-Çivit! Çivit!

Ngriti koken: ishte dallendyshja qe po kalonte.
Zogu u gezua sa s’ka kur e pa Gishtezen: zbriti shpejt e shpejt duke perseritur Çivit! Çivit! i gezuar, dhe erdhi te ulej prane mirebereses se tij te vogel. Kjo i tregoi se si donin ta martonin me urithin e shemtuar qe rrinte nen toke, ku dielli nuk hynte kurre. Kur tregoi kete gje, ajo i derdhi lotet rreke.

-Dimri po vjen, -tha dallendyshja, -une po kthehem ne vendet e ngrohta, a deshiron te me ndjekesh pas? Hip ne kurrizin tim dhe lidhu aty me rrip. Ne do te ikim larg urithit te keq dhe baneses se tij te erret, tutje maleve, ku dielli ndricon me bukur se ketu, ku vera dhe lulet jane te perjetshme.
Eja pra, eja me mua vogelushe e dashur, ti qe me shpetove jeten kur une dergjesha ne korridorin e erret, gjysem e vdekur nga te ftohtet.

-Po, do te vij pas! -tha Gishteza.
U ul ne shpinen e zogut dhe e lidhi rripin e saj me nje nga pendet me te shendosha; pastaj dallendyshja u ngrit siper mbi pyjet, detin dhe malet e larta te mbuluara me debore te perjetshme.

Gishteza ngriu, por u struk ne pendet e ngrohta te zogut duke lene jashte vetem koken e saj te vogel per te soditur me adhurim bukurite qe kalonin poshte saj njera pas tjetres.

Mberriten keshtu ne vendet e ngrohta. Dielli ndriste atje me me shkelqim se te ne dhe qielli dukej dy here me larg. Ne shpatet e avllite e shtepive rriteshin vile rrushi te bardhe e te zi; pyjet ishin plot me limona dhe portokaj; mendra kacurrele dhe mersina perhapnin ane e mbane eren e tyre te kendshme. Neper rruget femijet loznin me flutura krahegjera dhe ngjyra – ngjyra. Dallendyshja fluturonte e fluturonte dhe vendi behej gjithnje e me i bukur, derisa, me ne fund, ajo dhe Gishteza mberriten te nje pallat i mocem prej mermeri te bardhe te shndritshem, qe ngrihej midis pemesh te gjelbra te shkelqyshme, prane nje liqeni te kalter. Rreth shtyllave te larta te pallatit perdridheshin pjergulla dhe ne maj te tyre kishte nje tok cerdhe dallendyshesh. Njera prej ketyre cerdheve ishte banesa e dallendyshes qe po sillte Gishtezen.

-Ja banesa ime, -i tha zogu; -por nuk eshte e pershtatshme per ty, pastaj edhe une s’jam pergatitur te te pres. Zgjidh vete njeren prej luleve me te bukura; une do te vendos aty dhe do te bej ç’eshte e mundur qe ti te jetosh si jo me mire.

-Ç’lumturi! – thirri Gishteza, duke rrahur pellembat e saj te vogla.

Nje koloni e madhe e bardhe mermeri shtrihej pertoke ashtu sic kishte rene e thyer cope – cope; por, midis copave te saj kishin mbire me te bukurat lule te bardha.
Ja, aty ne njeren prej petaleve te gjera, dallendyshja vendosi vajzen e vogel.

Gishteza, e gezuar ne kulm, mbeti e mahnitur nga gjithe bukurite qe dukeshin rreth e rrotull ne kete vend magjepses.

Por sa cudi qe i erdhi! Nje burr i vogel, i bardhe dhe qe dukej tejpertej si qelqi, i gjat sa nje gisht, qendronte i ulur mu ne mes te lules.
Ai mbante ne koke nje kurore te arte dhe krahet i kishte te mahnitshem.

Ishte mbreti i luleve; cdo lule ishte pallati i nje burri te vogel dhe i nje gruaje te vogel, por ky na ishte mbreti i te gjithe atyre.

-O Zot, sa i bukur qe eshte! – i tha Gishteza dallendyshes me ngadale.

Princi i vogel u tremb shume kur shikoi dallendyshen qe, natyrisht, dukej nje zog gjigand perpara tij qe ishte aq i vogel e delikat, por kur veshtroi Gishtezen, ai u mahnit sepse ajo ishte zonja me e bukur qe kishte pare ndonje here.
I vuri asaj kuroren e tij te arte ne koke; e pyeti per emrin dhe nese deshironte te behej gruaja e tij.

Ç’burre ne krahasim me te birin e zhabes plake dhe urithin me pallto te zeze! Pote pranonte, ajo do te behej mbreteresha e luleve.

Vajza pranoi dhe menjehere asaj i erdhen per vizite zoterinj dhe zonja te bukura qe dilnin nga cdo lule per t’i sjell dhurata.

Nje pale krahe te tejdukshem, qe kishin qene te nje mize te madhe te bardhe, e kenaqen me shume se cdo gje tjeter. Keta krahe qe i ngjiti ne supet e saj i dhane mundesi Gishtezes te fluturonte nga nje lule ne tjetren.

Ne kete kohe ne cerdhen e saj dallendyshja kendonte kenget me te bukura; por thelle ne zemer ajo e ndiente veten shume te hidheruar qe ishte ndare nga mirembajtesja e saj.

-Nuk do te te quaj me Gishtez, -i tha mbreti i luleve.
-Ky emer eshte i shemtuar, kurse ti je e bukur, e bukur sic duhet te jete mbreteresha e luleve.
Qe sot e tutje ne do te te quajme Maja.

-Lamtumire, lamtumire! – tha dallendyshja e vogel duke fluturuar perseri drejt Danimarkes.

Kur mberriti atje shkoi perseri ne cerdhen e saj permbi dritaren ku autori i ketyre perrallave e priste te kthehej.

-Çivit! Çivit! – i tha ajo dhe keshtu ai mesoi historine qe lexuat.

Historianet: ”E kemi sajuar Greqinë e lashtë”

Një grup historianësh të njohur mbajtën një konferencë shtypi në fillim të kësaj jave tek National Geographic Society, për të deklaruar se e kanë “fabrikuar krejtësisht” Greqinë e lashtë, një kulturë që prej një kohe të gjatë mendohej se ishte baza intelektuale e qytetërimit perëndimor.Grupi pranoi se ideja e një shoqërie të sofistikuar dhe në lulëzim që ekzistonte në Greqi më shumë se dy mijëvjeçarë më parë ishte e gjitha një sajesë e krijuar nga një ekip prej dhjetëra historianësh, antropologësh dhe klasicistësh që punuan pa ndërprerje në periudhën mes viteve 1971 dhe 1974 për të “krijuar” dokumente dhe sende “greke”.

“Sinqerisht, asnjëherë nuk e mendonim që gjërat do të shkonin kaq larg”, deklaroi Profesor Gene Haddlebury, i cili është ofruar që të japë dorëheqjen nga pozicioni i tij si kryetar i Studimeve Helenistike në Universitetin e Georgetown.

“Ishim të rinj dhe përpiqeshim të çonim përpara karrierat tona, kështu që nisëm të sajojmë: Homeri, Aristoteli, Sokrati, Hipokrati, leva dhe boshti, retorika, etika, të gjithë llojet e kolonave – gjithçka. Sigurisht shumë më tepër gjëra nga sa do të kishte qenë në gjendje të krijonte një qytetërim i vetëm”. Sipas Haddlebury, ideja e sajimit të një kulture të lashtë erdhi kur ai dhe akademikë të tjerë kuptuan se nuk e kishin fare idenë se çfarë kishte ndodhur në fakt në Europë në periudhën 800 vjeçare përpara epokës së krishterë. Të frustruar nga hendeku që ekzistonte në të dhënat dhe duke parë që arkeologët nuk po ndihmonin aspak, ata ua paraqitën problemin kolegëve që në atë kohë ishin duke u përpjekur për të gjetur një mënyrë për të shpjeguar gjëra të tilla si astronomia, kartrografia dhe demokracia.Brenda pak orësh u lind qytetërimi më i madh dhe më me ndikim i të gjithë kohëve. “Një natë, dikush bëri shaka dhe tha sikur të marrim të gjithë këto ide, t’i bëjmë bashkë dhe të themi që grekët kishin bërë gjithë këto 2000 vjet mëparë”, tha Haddlebury. “Kështu rodhën gjërat njëra pas tjetrës dhe pa e kuptuar as vetë ne mbërritëm tek gjithçka, që nga përpjestimi i drejtë e deri tek Iliada”. “Dhe meqë ra fjala, ishte një tmerr i vërtetë ta shkruaje atë”, vazhdoi ai, duke iu referuar poemës epike që besohet se ka hedhur themelet e traditës letrare të Perëndimit. “Por gjithësesi, na eci”. Përreth të njëjtës kohë, një kurator në institutin Smithsonian kërkoi ndihmën e Haddleuryt: Muzeu kishte marrë një donacion të majmë për të krijuar një ekspozitë mbi botën e lashtë “por faktikisht nuk kishte shumë gjëra për të vendosur aty”. Historianët iu futën menjëherë punës, duke falsifikuar me shpejtësi prova të një qytetërimi që – i plotësuar me poetët dhe filozofët e tij, perënditë dhe heronjtë – do të bëhej më vonë pika qendrore e librave shkollorë, arsimit në kolegje dhe fushave të tëra të shkencave njerëzore.

Emily Nguyen-Whiteman, një prej akademikeve të reja, shpjegoi se e gjithë arkitektura e lashtë greke bazohej në ndërtesa në Uashignton, duke përfshirë edhe një bankë që ndodhej matanë rrugës përballë kafenesë ku “ata ishin mbledhur për të rrahur idetë mbi mitologjinë e të tjera si këto”.

“Zgjodhëm Greqinë, sepse kuptuam se askush nuk do të shkonte atje dhe të kontrollonte”, tha ajo. “E keni parë ndonjëherë atë vend? Është si një varr i braktisur i mbushur me mace”. Ajo shtoi: “Por, ishte e pashmangshme që njerëzit të fillonin të kërkonin nga këto gjëra ‘të lashta’ dhe pa kaluar shumë kohë u gjenda në Athinë gjatë gjithë verës duke ndërtuar Partenonin për të fshehur gjurmët”. Nguyen-Whiteman pranoi se asaj iu ngarkua edhe detyra që të ndryshonte dokumentet që varionin nga Biblat e hershme deri tek shkrimet e Tomas Xhefersonit, për të pasqyruar një ndikim të Greqisë së lashtë – një detyrë që përfshinte gjithashtu krijimin, nga hiçi, të një gjuhe të bazuar në greqishten moderne dhe që mund të kapërdihej me lehtësi si paraardhësja e saj e lashtë.Historianët u thanë gazetarëve se dise prej ideve të ashtuquajtura greke ishin në fakt të huazuara nga romakët. Por për të tjerat ata thanë se ishin ide që i kishin sajuar vetë. “Gjeometria? Ishte gjithçka ide e Kevin”, tha Haddlebury, duke iu referuar ish-studentit të sapodiplomuar në atë kohë, Kevin Davenport. “Ai djalë ishte i papërmbajtshëm në ato kohë. Në fakt, po ta mendosh sot mësojnë gjeometrinë Davenportiane në shkollat e mesme, që sigurisht e quajnë gjeometria Euklidiane”. Në një deklaratë ku shprehen se kërkojnë falje për këtë gënjeshtër të madhe me temë lashtësinë, historianët shprehën shpresën se vepra e tyre do të mbijetojë për meritë të vet. “Do të ishte turp të shihnim njerëzimin të braktiste arritje të tilla si heliocentrizmi dhe veprat e Eskilit, vetëm për shkak të origjinës së tyre”, thuhej në deklaratë. “Veç kësaj, kemi disa gjëra zhgënjyese për t’iu thënë në lidhje me piramidat, veprat e Leonardo Da Vincit, penicilinën, internetin, metodat shkencore, filmat dhe qentë”.

burimi

E folmja e arbëreshëve

E folmja e arbëreshëve

Çdo dialekt ka edhe të folmen e tij. E folmja e arbëreshëve të Italisë, që është e dialektit toskë, ka një rëndësi të madhe, krahas njohjes së teksteve të vjetra të Buzukut, Matrëngës, Budit, Bardhit, Bogdanit etj., për njohjen dhe historinë e zhvillimit të gjuhës shqipe.
Mungesa e orientalizimeve, ruajtja e një forme shumë më burimore të shqipes, i dha dhe i jep edhe sot të folmes arbëreshe një rol nga më të rëndësishmit për njohjen sa më të mirë të historisë së zhvillimit të shqipës.
Më poshtë keni disa nga dallimet kryesore midis gegërishtes dhe toskërishtes, si në leksik, po ashtu edhe në fonetikë.

GEGËRISHT
çel
çelës
çerdhe
fik (zjarrin)
ftyr ose fytyr
heret
katun “katund”
krejt
mrrij “mbërrij”
midis

TOSKËRISHT
hap
kyç ose katinar
fole
shuaj
surrat ose faqe
shpejt
fshat
fare
arrij
në mes

Një dallim i hetueshëm është edhe ruajta dhe ndërrimi i grupit vo- / va-

GEGËRISHT: vo- voter, voj, i vorfun, vojti, vorr, i voket, i vobek
TOSKËRISHT: va- vatër, vaj, i varfër, vajti, varr, i vakët, i vapek

Se toskërishtja qe shumë herët nën ndikimin e gjuhëve sllave të jugut, sidomos të bullgarishtes, flasin edhe një numër jo i vogël fjalësh të leksikut të saj të përditshëm: buhavitem (fryhem, ënjtem), dremitem (kotem), drobitem (dërrmohem), gëlltit (përpij, përtyp), iskër (shkëndijë), ronitet (zhytet), venit (vyshk), vërtit (rrotulloj), tërësirë (tërkuzë), të cilat kanë një karakter thjesht rajonal, sado që kanë fituar të drejtën qytetare të përdorimit në gjuhën standarde si fjaë e mbarë shqipes.
Megjithatë, dëshmia më e fortë gjuhësore janë emërvendet:
Berat(Belgrad), Korçë(Gorica, forma turke Korça), Pogradec(pod gradec), Dropull (Drino polje), Zagorje (iza gore), Zadrima (iza Drima), Çorovodë (çrna voda “ujë i zi”), Leskovik(leska “lajthi”).

Servantesi dhe historia e lidhjes me shqiptaret

Vite të shkuara, që në rininë e tyre, dy nga shkrimtarët më të shquar shqiptarë, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, kanë pohuar, apo këtë edhe e kanë shkruar se, secili në llogarinë e tij, kishin pasur për një kohë të gjatë si objektiv shkrimin e një libri, që të kishte si personazh qendror Miguel Servantesin, autorin e “Don Kishotit”. Sipas të dy shkrimtarëve, ata e kishin ushqyer një ide të tillë menjëherë sapo kishin mësuar, se spanjolli i famshëm, në rininë e tij, ishte marrë peng nga një pirat i famshëm i Mesdheut, që ishte shqiptar, pra i së njëjtës racë me ata vetë si dhe me gjithë bashkë-atdhetarët e tyre.

Duke shkuar edhe më shumë se kaq, rreth dhjetë vjet më parë, përgjatë një fjalimi të improvizuar në një konferencë, në Bibliotekën Kombëtare të Spanjës, Ismail Kadare, duke përcjellë pandehmat e një folkloristi shqiptar, thotë se Servantesi ka të ngjarë të jetë mbajtur peng në një zonë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke nënkuptuar Ulqinin, dhe se historitë e një robi spanjoll shumë të ditur, për të cilin u pagua një sasi e madhe parash, që të fitonte lirinë, rrëfehen edhe sot e kësaj dite.Këto këmbëngulje të Kadaresë duket se përforcohen nga gojëdhëna, sipas të cilave, gjatë kohës që u mbajt peng si skllav në Ulqin, Servantesi, emri i të cilit mund të jetë trashëguar nga shqiptarët në format “Servet, apo Sarvet”, ra në dashuri me një femër, kujtimin për të cilën e përjetësoi vite më pas në librin “Don Kishoti” me emrin Dylqinë, pra një emër i ngjashëm me emrin e qytetit Ulqin.

Dhe që këto pandehma të mos bien përtokë, ka edhe një tjetër detaj, edhe më të besueshëm, që thotë se në Ulqin, ka ende një lagje që quhet “Lagjia e skllevërve”.

Në këtë pikë, kurioziteti i çdo fansi apo lexuesi të rregullt të shkrimtarëve tanë të shquar, shkon në limit. Ka pyetje që lindin dhe imagjinatë që futet në punë. Më tej, gjetja në historinë e largët apo edhe të afërt të paraardhësve-shembuj të forcës ekstreme, i përsillet rrotull krenarisë, porse shpejt ndjenja kthehet në brejtje të ndërgjegjes, kur përballë vihen një pirat shqiptar kokëshkretë dhe një rob spanjoll i zgjuar, që më pas do njihej në gjithë botën…

Por ç’thotë për këtë ngjarje të vjetër historigrafia, që gjithsesi në vitet 1500 pas Krishtit shkruhej pothuaj e plotë për të mbërritur në kohën tonë me pak humbje? Ishte vërtet shqiptar njeriu që mbajti peng autorin e ardhshëm të Don Kishotit, apo jo? Një ngjarje të tillë, pikërisht pengmarrjen për pesë vite me radhë të Miguel Servantesit e ka trajtuar edhe një historiane e njohur hispanike, Maria Antonia Garces në librin e saj “Servantesi në Algjer, një përrallë robërie”, botuar kohët e fundit.

Autorja që ka shfletuar pothuaj të gjithë trashëgiminë arkivore për të ndërtuar këtë libër historik, shpjegon se Servantesi është mbajtur peng vetëm në Algjer, sot kryeqytet i Algjerisë, një zonë që kontrollohej nga otomanët. Pra në asnjë rast historia e Sevantesit nuk ka lidhje me Ulqinin, gjithsesi lidhja me rracën e shqiptarëve mbetet. Pasi autorja shkruan se është e vërtetë që Servantesi u kap dhe u mor peng nga një pirat shqiptar i quajtur Arnaut Mami. Po kështu, në të njëjtin punim, autorja sqaron se më pas, për pesë vjet autori i ardhshëm i “Don Kishotit” u bë pronë e një tjetër pirati dhe më tej u ble përfundimisht nga vetë pashai i Algjerit. Por si e ka ndërtuar në librin e saj këtë pjesë të historisë kjo autore?

Duhet marrë parasysh se në këto kohëra, në vitet 1500, në Mesdhe përballeshin me gjithë forcën ushtarakisht dy qytetërime, ai evropian me atë otoman. Luftime të ashpra zhvilloheshin në tokë por edhe në det, ku Mbretëria e Spanjës që zotëronte një nga flotat më të fuqishme, kishte rol parësor. Ofensiva otomane kishte bërë përparime në Afrikën e Veriut, duke vënë nën zotërim, në vitin 1517, edhe qytetin e Algjerit, që ishte fare pranë portave jugore të Europës, ndërkohë që beteja të fuqishme detare kryheshin ende për zotërimin e disa ishujve të Mesdheut, kryesisht grekë.

Historia …

Historia thotë se Miguel de Servantes Saavedra, fëmija i katërt një mjeku, fillimisht regjistrohet në marinën tregtare spanjolle, por shpejt flota që e paguante përfshihet në njësitë luftarake. Servantesi i ri shkëlqen si ushtarak. Ai plagoset tri herë në fushatat kundër otomanëve, më rëndë në betejën me shumë rëndësi historike të Lepantos, një nocion gjeografik në Gjirin e Korintit, në Greqi.

Pas pesë vitesh shërbim, atë e lejojnë të kthehet në atdhe, në Spanjë. Për shërbimet e tij të vyera ndaj kombit, Servantesi sapo ishte graduar “soldato aventajado” në shqip “ushtar elitar” dhe në kthim kishte me vete edhe 2 letra për Mbretin Filip II të Spanjës.

Të dyja letrat, që Servantesi i ruante me kujdes, kishin vlerën e rekomandimit, me qëllim që mbreti të çmonte atë që ai kishte bërë në luftë. Për fat të keq, pikërisht këto rekomandime, jo vetëm që nuk do i vlenin aspak Servantesit, por do e fusnin në ngatërresa e vështirësi, të cilat do i ndryshonin krejt rrjedhën e jetës, duke e bërë të niste të shihte botën me një sy krejt tjetër.

Gjatë javës së parë të shtatorit të vitit 1575, ushtari elitar Servantes imbarkohet në Napoli të Italisë në anijen “Sol” bashkë me të vëllanë Rodrigo. “Sol” ishte një nga pesë anijet e flotës Spanjolle që duhet të mbërrinin në Barcelonë nën komandën e Don Sancho Leivës. Por, tri ditë më pas, një stuhi godet anijet dhe vetëm tri prej tyre mbërrijnë në destinacion. Anija “Sol” nuk ia del mbanë. Për më keq akoma, më 26 shtator, pranë bregdetitë të Marsejës, kjo anije sulmohet nga piratët.
Kapedani i anijes pirate ishte një shqiptar i frikshëm, që quhej “Arnaut Mami”, emri i të cilit ndërkohë ishte bërë i famshëm në gjithë Mesdheun. Ndërsa mëkëmbësin e tij me origjinë greke e quanin Dali Mami, një emër pak i habitshëm për një grek, të cilin të gjithë kundërshtarët e epitetonin “renegat” apo “tradhtar”. Kjo sepse, sipas tyre, ai ishe rreshtuar në anën e armiqve, në anën e pushtuesve, duke e harruar se në vena i rridhte gjak ortodoks.

Gjithsesi, para se të binin në duar të piratëve, ushtarët spanjollë luftuan me trimëri dhe shumë prej tyre, përfshirë kapitenin, u vranë. Ata që mbijetuan u morën peng dhe të lidhur këmbë e duar dhe u transportuan në brigjet algjeriane.

Letrat që Servantesi kishte me vete i bënë piratët të besonin se ai ishte një njeri i rangut të lartë, për kokën e të cilit mund të jepej një shumë e madhe të hollash. Në të kundërt, i vëllai, Rodrigo, që u konsiderua si ushtar i thjeshtë, iu dha si shërbëtor zotëruesit të Algjerit, Ramadan Pashës. Vetë Servantesi ra në duart e renegatit grek, Dali Mami.

Pra historiografia thotë se që nga ky moment në jetën e Servantesit nuk ka më një pirat shqiptar. Gjithsesi sërish historia e ka të shkruar dhe të pandryshuar tashmë, se ishte pikërisht një pirat shqiptar ai që kapi në det Servatnesin duke i privuar lirinë për 5 vjet me radhë. Duket, në llogaritë e veta, për ta konvertuar këtë lidhje të shkurtër e të pazakontë të fatit të Servantesit me atë të një shqiptari, shkrimtari Dritëro Agolli ka pasur në plan ta tejkalojë në kohë, duke sajuar një kontakt edhe më të gjatë.

Por le të kthehemi tek historiografia spanjolle…

Që Servantesi të lihej i lirë, shuma që duhet t’i paguhej në dorë piratit Dali Mami fiksohet njëherë e përgjithmonë në shifrën 500 escudo të arta, që ishte vërtet marramendëse për kohën. Këtu nis edhe kaluari i vuajtjeve të Miguel Servantesit, madje pohohet se mbajtja peng për pesë vite me radhë ka ndikuar shumë tek ai si një eksperiencë tejet traumatike.

Shpirti rebel i Servantesit nisi të shfaqej vetëm pak kohë pas marrjes peng, në janar apo shkurt 1576. Servantesi bind një banor të fisit “Moor” të shkretëtirës dhe arratiset duke bërë katërqind kilometra rrugë nëpër dunat e Saharasë për të arritur fortesën më të afërt spanjolle të quajtur “Oran”. Por nuk ia del. Vendasi që e ndihmoi e tradhton. Servantesi kapet nga fiset Berbere dhe i kthehet pronarit të vet. Për pasojë, Dali Mami e keqtrajton dhe i shton rojet. Kthimin e tij gjallë nga shkretëtira, në çdo kohë e kanë quajtur një mrekulli.

Në vazhdim Servantesi tenton të arratiset edhe të paktën tri herë të tjera. Në një rast, në shtator 1577, ai fut në lojë spanjollët, që dërgojnë natën një anije për ta tërhequr bashkë me disa pengje të tjerë. Por dikush i tradhton. Ushtarët i gjejnë, Servantesin dhe të tjerët, të futur në disa guva në bregdet dhe i shtrëngojnë që të dalin që andej.

Sot e kësaj dite këto guva në Algjer quhen “Guvat e Servantesit”. Pas ngjarjes, Servantesi, me kurajë, merr përsipër të gjithë organizmin e arratisjes. Për këtë dënohet me vdekje. Ishte koha kur dënimet për arratisjet ishin të pashembullta.

Por në të kundërt, trimëria e Servantesit në këtë rast shpërblehet. Vetë Hasan Pasha, kur dëgjon për kurajën e spanjollit të pamposhtur, ja fal jetën, madje shkon edhe më tej duke ia blerë pengun piratit Dali Mami kundrejt shumës së fiksuar që në fillim, 500 eskudo të arta. Në këtë pikë shkëputet edhe lidhja e Servantesit me piratin grek Dali Mami.

Më 29 maj 1580 dy priftërinj, ndërmjetës të familjes së Miguel Servantesit, mbërrijnë në Algjer. Por zotëruesi i qytetit refuzon të pranojë më pak se 500 escudo të arta në këmbim të spanjollit. Gjithsesi, priftërinjtë nuk tërhiqen dhe pjesën tjetër të të holave e sigurojnë nga tregtarët kristianë të Algjerit. Përfundimisht, Servantesi fioi lirinë pasi të hollat u paguan një më një dhe më 19 shtator 1580 u nis për Spanjë.

Historia tjetër interesante …

Në përfundim, nuk mund të lihet pa përmendur edhe një tjetër histori interesante që thotë se pak muaj pas lirimit dhe mbërritjes në Spanjë, Servantesi përfshihet edhe në një tjetër aventurë me piratin shqiptar që e mori peng. Këtë radhë ai thirret nga Mbreti Filip i Dytë i Spanjës, të bëjë rolin e një ndërmjetësi për këmbim pengjesh.

Pengu që duhet të shpëtohej dhe që mbahej edhe ai në Algjer, ishte një doktor i shquar, i quajtur Antonio De Soza. Ndërsa njeriu që duhet të lirohej për këmbim ishte pikërisht pirati i tmerrshëm shqiptar, Arnaut Mami, që ndërkohë ishte kapur e mbahej në burg në Kastelnovo të Napolit.

Ajo që dihet, dhe që e shkruan edhe historiografia, thotë se lirimi i dy të burgosurve u krye fund të vitit 1580. Ndërsa ajo që nuk dihet është nëse të dy, spanjolli dhe shqiptari, kanë mundur ose jo, të kenë një kontakt të fundit ballë për ballë, një këmbim përshëndetjesh kalorësiake si mirënjohje për vlerën e njëri-tjetrit, apo qoftë ca vështrime urrejtjeje, mes dy njerëzve të dy kampeve kundërshtare për vdekje, në këtë epokë të historisë.

Krejt çuditshëm, në vitet e ardhme, Servantesin si shkrimtar nuk e bëri të famshëm historia e pesë viteve të tij peng, krejt e thjeshtë për t’u sjellë me të gjitha ngjyrat e saj, por një tjetër, aspak e ngjashme, ajo e Don Kishotit, një kalorësi jashtë kohës, që i humb të gjitha betejat, por jo ato brenda shpirtit të tij. Një trill që ngjan shumë edhe me faktin se edhe dy nga shkrimtarët më njohur shqiptarë, Kadareja dhe Agolli, në asnjë kohë nuk u ulën të shkruajnë historinë e pengmarrjes së Servantesit nga një pirat shqiptar.

Por nga ana tjetër, Dritëro Agolli, sikur të ecte sipas mënyrës përzgjedhëse të Miguel Servantesit, në vitin 1972 publikoi librin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, duke realizuar figurat e papërsëritshme të Zylos dhe Demkës. Një duet personazhesh kryesorë, sjellja e të cilëve u ngjan shumë veprimeve të Don Kishotit dhe Sanço Pançës, këtë radhë të vendosura me saktësi mjeshtërore në terrenin shqiptar, madje në një periudhë kohore kur regjimi komunist ishte shtruar këmbëkryq duke dhënë sinjale jetëgjatësie…

Ajo pikëpyetja e madhe me emrin William Shakespeare

Ajo pikëpyetja e madhe me emrin William Shakespeare
Posted on June 22, 2011

Si ka mundësi që monumenti funebër i Shakespeare, një skulpturë që paraqet një tregtar me një thes grurë ndër duar, është transformuar, rreth një shekull pas vdekjes së tij, në mënyrë që të dukej si ai i një shkrimtari që mban me të djathtën një penë?

Ajo pikëpyetja e madhe me emrin William Shakespeare

Kush qe në të vërtetë poeti i madh anglez?

Si ka mundësi që monumenti funebër i Shakespeare, një skulpturë që paraqet një tregtar me një thes grurë ndër duar, është transformuar, rreth një shekull pas vdekjes së tij, në mënyrë që të dukej si ai i një shkrimtari që mban me të djathtën një penë prej pende pate? Si ka mundësi që ai nuk i mësoi së bijës as të lexojë e as të shkruajë, aq sa të detyronte që të firmoste me kryq, siç bënin analfabetët totalë, pikërisht ai që ishte shkrimtari më i madh i Anglisë i kohës së tij (dhe i çdo kohe)? Si ka mundësi që nuk ka mbetur asnjë gjurmë e studimeve të tij në Universitetin e Oxford, atë të Cambridge apo pranë çdo universiteti tjetër anglez të kohës së tij? Si ka mundësi që nuk kanë mbetur as gjurmë të caktuara dhe të dokumentuara të qëndrimit të tij 20-vjeçar londinez, as të aktivitetit të tij si aktor apo komediograf, nga ana e bashkëkohësve të tij? Dhe si ka mundësi që askush nuk e ka shkruar elozhin funebër të tij, kompozuar një sonet në kujtim të tij apo regjistruar vdekjen e tij në veprat historike të fillimit të Gjashtëqindës angleze? Dhe si ka mundësi që nuk ka lënë në testament qoftë edhe një libër të vetëm dhe nuk ka dhënë udhëzime për të ardhurat e ardhshme të 20 veprave akoma të pabotuara që mbanin emrin e tij? Pse një njeri i nivelit shpirtëror të tij kishte ngritur padi kundër bashkëfshatarëve, që i detyroheshin shuma parash tejet modeste, pothuajse të papërfillshme dhe pse arriti që të avancojë propozimin e urryer për të zhdukur kullotat e përbashkëta, mbështetje e vetme të familjeve më të varfra, propozim që u refuzua nga administrata vendore e Stratford-on-Avon?Duhej të jesh i guximshëm për të dyshuar këdo që nuk është aq i mbushur me paragjykime, për të konsideruar një lloj krimi kundër autoritetit ngritjen e disa pikëpyetjeve lidhur me biografinë e Shakespeare dhe marrjen në shqyrtim të mundësisë se nuk është djali i një dorezabërësi nga Stratford-on-Avon autori i vërtetë i veprave që janë me emrin William Shakespeare, të cilat sigurisht që i përkasin një personaliteti artistik me staturë gjiganteske. Po a keni provuar që ta cekni problemin me një anglez, sidomos me një pedagog letërsie?

Menjëherë do ta shikonit bashkëbiseduesin tuaj që të ngrihej i fyer dhe me nxitim në emër të krenarisë kombëtare të fyer: Sikur të mos ishte e ligjshme për asnjë njeri që të avanconte rezerva të asnjë lloji mbi emrin e perlës më të ndryshme të këtij materiali letrar, që shkëlqeu gjatë mbretërimit të Elisabetës së “Madhe” (tjetër personazh me madhështi njëlloj të diskutueshme, por njëlloj e glorifikuar nga historianët anglezë, në pikën që të bëhet pak a shumë e paprekshme nga çdo hije kritike)…

Frederik Ndoci & Alisa Baraku – Potpuri [HD] RTK Oxygen 2009

Teuta ishte nje personalitet me ze ne historine e Ilirise,pas Bardhylit e Glaukias,Klitit e Agronit.Ajo mekembesoi (u be regjente) te shoqin,Agronin, ne vitin 231 p.e.s. Duke qene gruaja e pare dhe tutore (kujdestare),njerka e Pinit,birit te rritur te Agronit (qe e kishte me gruan e dyte-Triteuten),ajo
u vu ne krye te shtetit ilir e te ushtrise,duke mbreteruar e komanduar ne vitet 230-228 p.e.s. Jane vetem tre vjet sundimi,por vepra dhe lavdia e kesaj gruaje ka triumfuar ne shekuj.Per kohen qe udhehoqi ajo rivalizoiperandorine dhe perandoret e medhenj romake.
Vertete Teuta e mori drejtimin e shtetit ne nje periudhe te lulezuar,por do te duhej edhe mendja dhe dora e saj e sigurt per ta ruajtur dhe per ta cuar me perpara kete zhvillim.
Ajo vijoi me planet dhe synimet e Agronit.Perforcoi me tej rendin shteteror,duke i dhene perparesi pushtetit qendror.U dha impuls te ri zhvillimit ekonomiko-kulturor te qyteteve,si baze themelore per nje stabilitet dhe fuqizim ne fushen ushtarake.U be kujdes qe te mos cenoheshin kufijte e meparshem te mbreterise (qe shtriheshin nga Vjosa ne Naron,pervec Durresit,Apollonise dhe Lezhes,qe ende mbaheshin si koloni nga romaket).
Vemendjen kryesore ia kushtroi ushtrise dhe,sidomos,flotes se fuqishme detare,jo me te vogel sesa ajo para saj.Dhe per kete Teuta urdheroi :
“Prijesit ta quanin si armike gjithe anedetjen”.Keshtu,liburnet e flotes ilire benin ligjin ne Adriatik.Nje shtet i qendrueshem dhe me pretendimet e veta te drejta,me nje fuqi detare qe sfidonte deri ne hyrje te Mesdheut,nuk mund te pranohej,qofte edhe ne heshtje,nga shtetet qe e kufizonin Ilirine.
Teuta,si nje grua e zgjuar qe nuhaste se c’ngjiste rreth e qark,i parandjente rreziqet.Prandaj,ndermori dhe realizoi nje veprimtari te gjithaneshme politike,ushtarake e diplomatike.Ajo u perpoq per te afruar aleate (sic ishte formimi i marredhenieve me Maqedonine) per te perballuar opoziten e brendshme dhe kercenimet e jashtme.Nderkohe edhe strategjikisht,ajo punoi per te zbutur armiqesite e mbreterve te vecuar dhe,pergjithesisht,
per te shuar rivalitetet e grupeve shoqerore te aramatosura brenda mbreterise.Me kete vije dinamike dhe elastike,mbreteresha-stratege e rriti prestigjin,shendoshi pozita ne gadishull e Adriatik dhe pergatiti terrenin e opinionin per hapa dhe aksione te reja.
Per te ndaluar marrjen e territoreve te Ilirise dhe tkurrjen e shtetit ilit ne nje hapesire te cunguar,Teuta e shkallezoi fushaten ushtarake.Me shpine te sigurte dhe krahun lindor aleat,ajo u vu ne krye te ekspedites se dyte ushtarake ilire (230 p.e.s.) kunder Lidhjes Epirote ne jug si rreziku me imediat.Ajo frymezoi dhe komandoi me sukses ushtrine e floten.Kryeqyteti epirot,Foinika (Finiqi i sotem),qe dallohej si me i pasuri midis qyteteve te Epirit,ra ne duart e ushtrise ilire.Republika e Epirit u mund politikisht dhe ushtarakisht,sepse nga pikepamja strategjike u izolua dhe u mbajt e shkeputur nga Maqedonia.Epiri,me pas,braktisi aleatet,etolet dhe u lidh me mbreterine e Teutes.
Pasi theu frontin kryesor,mbreteresha i shpernguli forcat dhe zmbrapsi mesymjen e ushtrise dardane nga Lindja,aleatit te dyte te Epirit,te cilet llogarisnin me egoizem se mund te mashtronin “gruan-stratege”,duke e futur ne gogtije ne dy fronte.Mirepo,Teuta u tregua me e shkathet.Ajo perfundoi armepushimin me epirotet,ku siguroi njeheresh nje aleance me ta kunder ahejve dhe etoleve,duke zbutur rrezikun dardan.Me keto fitore ushtarake te rendesishme dhe disa aleanca ushtarake te njekoheshme,si psh. edhe me Lidhjen Arkanane,ajo e shtriu sundimin ne trojet etnike,
duke vendosur nje kufi te drejteperdrejte te shtetit te saj me ate te botes greke.
I ktheu vemendjen dhe fuqite ne Perendim,drejt qyteteve bregdetare qe te largonte kercenimin me te madh (pranine romake).Keshtu,ne pranveren e vitit 229 ndertoi anije te tjera dhe i dergoi ne viset e Hellades (Greqise).Pjesa me e madhe u nisen per ne Korkyre,kurse te tjerat qendruan ne limanin e Epidamnit gjoja per furnizim,por ne fakt,per ta marre ate me dredhi.
Banoret e besuan,vecse kur pane kapjen e mureve te qytetit vrapuan dhe luftuan derisa i debuan detaret e Teutes.Atehere,kjo priti derisa erdhi ne ndihme flota e Etolise dhe e Akaise,te cilat,se bashku,i dolen perpara flotes ilire.Beteja u zhvillua ne afersi te ishullit Paksos.Ketu detaret ilire u versulen me anijet e tyre te lidhura nga kater dhe u perleshen me armiqte.Kundershtaret,te futur ne mes te sqepave te anijeve te lidhura bashke mezi leviznin,derisa ne saje te shpejtesise ne te lundruar dhe te nje ere te favorshme,u larguan.Pra,grupimi detar grek u shpartallua.Ishulli me rendesi strategjike ne detin Jon (qe mbyllte hyrje-daljet ne Mesdhe-Adriatik e anasjelltas),ra ne zoterimin e Teutes se Ilirise.
Ne planin diplomatik e ne fushen ushtarake, Teuta u be shpejt objekt interesimi dhe diskutimi ne shtetet perreth,posacerisht ne Rome,ambicia e se ciles tashme ishte hedhur ne Lindje.A mund ta duronte perandoria e re dhe e madhe mesdhetare rivalitetin e diplomacise se nje gruaje?Kjo do te ishte nje fyerje per superfuqine e asaj kohe.Qe te thyente epersine e flotes ilire,te fuste ne kontroll Adriatikun dhe te dobesonte Mbreterine Ilire,senati romak nisi nje aksion te bashkerenduar politiko-diplomatik,te shoqeruar me provokime ushtarake.Keshtu,kur disa anije romake u sulmuan ne Adriatik nga anije ilire dhe disa tregtare italike u preken nga iliret ne Foinike,Roma nisi dy delegate (Gain e L. Korongain) ne Shkoder,
te cilet i kerkuan Teutes te nderpriste sulmet ne det.Si diplomate,ajo premtoi se do te kujdesej qe romaket te mos pesonin ndonje padrejtesi ne detin e perbashket,por nuk mund te ndalonte lundrimin privat te nenshtetasve jashte Ilirise.Delegati me i ri,qe s’i pershtatej kohes,guxoi: “Romaket,o Teute kane nje zakon shume te mire qe padrejtesite private i ndjekin publikisht dhe i ndihmojne atyre qe demtohen padrejtesisht.Dhe do te perpiqemi qe per se shpejti te te detyrojme qe te ndreqesh zakonet mbreterore te ilireve”.Teuta u fye dhe u ndez aq shume,sa coi qe ta vrisnin delegatin kercenues.Duke mos qene te mesuar ne ate epoke me pranine e grave si mbreteruese dhe per rolin e strategut (sic ishte rasti me Teutes e Ilirise),ate e portretizojne nje sundimtare krenare nga natyra si grua dhe nga fuqia si shtet,por me dobesi (frike dhe paqendrueshmeri) posa merrte vesh kercenimet romake per lufte.Por,ta,shtojne se po ajo grua,porsa shihte se rreziku ende nuk ishte afruar,i perbuzte dhe dergonte ushtri atje ku donte.Atehere del se kjo mbretereshe-stratege ilire qendronte ne lartesine e strategeve te kohes,te cilet dine te cmojne situata e te shfrytezojne rrethanat.Atehere,Romes i duhej nje shkak.Ky u “gjet” shpejt te “pirateria”,e posacerisht te “vrasja” nga Teuta e ambasadorit romak,qe kthehej ne Rome.Teuta perdoi mjaft taktika kundervenie dhe njeheresh toleruese per ta perkedhelur senatin e Romes,qe te menjanonte nje konflikt te armatosur me te.Ajo paralel mori masa te rendesishme per t’i paraprire cdo mundesie,duke angazhuar ushtrine dhe floten per mbrojtjen e vijes bregdetare duke bllokuar bregdetin.
Romaket,me rreth 20 mije veta dhe 200 anije,lundruan ne dy drejtime dhe zbarkuan ne tre rajone: ne Korfuz,ne Apoloni dhe ne Durres.
Flota ilire u ndesh me kundershtarin epersor,realizoi beteja te vogla dhe u shkaktoi humbje te cilat romaket nuk i prisnin.Por fati i Luftes se Pare iliro-romake (229-228 p.e.s.) nuk u percaktua nga veprimet luftarake,sic ndosh rregullisht,por nga disa shkaqe te prejardhura..Tre qytetet bregdetare ilire te permendura me sundimtare romake ishin thike ne shpine per te.Komandanti i saj ne Korfuz,Dhimiter Fari,i predispozuar per t’i zene frontin Teutes,ua dorezoi vete floten ilire dhe ishullin romakeve.Ushtria romake ndeshi ne rezistence kryesisht ne viset e ardianeve,sodomos ne qytetin Nutria (qytet ilir ne qytetin e Dalmatise),ku pesoi humbje te renda.Kjo ndeshje e pjeshsme nuk mund ta permbyste situaten e pergjithshme luftarake,qe po anonte nga romaket.
Teuta e drejtoi shtetin dhe ushtrine ne lufte per afro 6 muaj,por duke qene objektive se ishte dobesuar nga tradhetite e brendshme,e mbetur pa fuqine ushtarako-detare dhe pa perkrahje nga fqinji lindor,u terhoq me forcat e pakta ne qytetin e fortifikuar te Ruzonit.
Ne pranveren e vitit 228,mbreteresha ilire dergoi perfaqesuesit e saj ne Rome.Gjate bisedimeve u manovrua me disa leshime,por ne fund nuk iu shmang shtrengates se nenshtrimit me senatin,te nje paqeje me kushte shume te renda.Sipas saj “Mbreteria e Ilirise u detyrua te hiqte dore nga viset jugore,te mos prekte me tre qytetet bregdetare (Lezhen,Durresin,Apolonine),t’i paguante Romes nje tribut vjetor,te njihte sundimtar ne viset veriore Dhimiter Farin dhe mos i lejonte te lundronin ne Adriatikun e poshtem,ne jug te Lezhes,me teper se dy anije te armatosura se bashku”.Ne historine e marredhenieve shteterore-ushtarake iliro-romake keto ishin ta parat marreveshje dhe traktate.
Por keto kufizime,me permbajtjen e nje bllokade detare,e dobesuan me tej Mbreterine Ilire,sidomos ushtarakisht,si nje fuqi e madhe tokesore dhe detare qe kishte qene.Roma fitoi epersine mbi Adriatik.Iliria u kthye e tera ne province romake.Pas kesaj paqe,ushtrite romake u larguan.
Teuta hoqi dore nga pushteti mbreteror dhe ate e mori Dh.Fari.Nga kjo kohe del nga skena politiko-ushtarake.Per sa kohe qe mbreteroi e komandoi,ajo luajti nje rol te rendesishem historik ne bashkimin dhe konsolidimin politiko-shteteror,ne perparimin ekonomiko-kulturor dhe ne fuqishmerine ushtarake te Ilirise.

Page 1 of 3123»